Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare Melinda Ademi, e ka gati projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Karma” dhe do të publikohet e shoqëruar me videoklip më 15 dhjetor, transmeton Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur vetë reperja përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mbi 905 mijë ndjekës.
“Karma – 15.12.19, së shpejti”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazheve të publikuara.
Melinda nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun.
Kujtojmë se “A po don pak” është projekti i fundit muzikor i rep-artistes. Kënga është publikuar më 18 gusht dhe deri më tani numëron mbi katër milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/