Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus njofton se është karantinuar pas kontaktit me një person i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.
Kreu i OBSH-së thotë se nuk ka simptoma të virusit.
“Unë kam qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Jam mirë dhe pa simptoma, por do të vetizolohem, duke respektuar protokollin e vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Por gjithashtu, unë do të punoj nga shtëpia duke respektuar protokollet e WHO-së”, u shpreh ai , shkruan The Guardian.
Po ashtu, ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e vendosura për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjarëve.
“Vetëm duke respektuar protokollet, mund të ndërpriten zinxhirët e transmetimit si edhe të sigurohet mbrojtja e sistemit shëndetësor”, u shpreh Tedros. /Gazeta Sinjali/