image Karaburun, 60-vjeçari futet në det për të gjuajtur peshk por nuk doli më

Rajon

Shqipëri/ Karaburun, 60-vjeçari futet në det për të gjuajtur peshk por nuk doli më

news image

Një 60-vjeçar është në kërkim prej mbrëmë pasi u fut në det për të gjuajtur peshk dhe nuk ka dalë më prej tij.

Policia e Vlorës sqaron se “mbrëmjen e kaluar në zonën e Karaburunit pranë vendit të quajtur “Raguna 1″ ka hyrë në det për të gjuajtur peshk me pushkë sportive shtetasi Mehmet Aliraj, 60 vjeç dhe nuk ka dalë më nga uji”.

Nga kërkimet paraprake personi në fjalë nuk është gjetur dhe kërkimet janë ndërprerë për shkak të motit të paqëndrueshëm.

Sot kanë filluar përsëri kërkimet nga Stacioni i Policisë së Orikumit, Policia Kufitare dhe Polumbaret të cilët po punojnë për gjetjen e 60 vjeçarit./Gazeta Sinjali/