image Karabinieri italian me mision në Kosovë e dërgon për shërim në Romë 4-vjeçaren kosovare që vuan nga diabeti

Sociale

Karabinieri italian me mision në Kosovë e dërgon për shërim në Romë 4-vjeçaren kosovare që vuan nga diabeti

news image

Karabinieri Fabio Cervellieri ishte në një mision në Kosovë dhe teksa ishte në detyrë, ai u takua me një vajzë 4-vjeçare, e cila kishte diabet mellitus tip 1, të trashëguar.

Cervellieri, pa asnjë hezitim, vendosi t’i mbulonte shpenzimet e saj për insulinë dhe një matës të glukozës në gjak dhe të kujdesej për të.

Shqetësimi i tij shkonte përtej blerjes së barnave. Cervellieri kontaktoi mjekët e Spitalit Umberto I në Romë, për t’u siguruar që fëmija mund të kishte vizita specialistike dhe trajtime specifike për sëmundjen e saj, transmeton Gazeta Express.

Ai ka arritur ta çojë në Itali vogëlushen e shoqëruar nga e ëma. Shpenzimet e udhëtimit dhe mjekimit janë paguar nga Cervellieri.

Për gjestin e madh të karabinierit kanë shkruar mediat italiane.

“Gjesti i bërë nga oficeri i policisë Fabio Cervellieri së bashku me të gjithë Regjimentin e Karabinierëve të MSU-së, shkon përtej detyrave që duhet të kishte kryer në shërbimin e tij jashtë vendit, i prekur nga ndjeshmëria dhe vëmendja e madhe ndaj të tjerëve”, shkruhet në një postim në Facebook të gazetës sociale italiane, Fan Page.it. /GazetaSinjali/