Bekim Salihu nga Instituti GAP ka njoftuar se e drejta e qytetarëve për të aplikuar për tërheqjen e 10 për qind nga Trusti zgjat katër muaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky reagim vije pasi që dje ka rënë web faqja e Trustit pas vizitave të shumta nga qytetarët që kishin interesim për tërheqjen e këtyre parave.
Sipas tij kjo ka ndodhur për dy arsye, e para është nevoja e qytetarëve që ndjejnë për ato para dhe e dyta është se Qeveria nuk i ka informuar mirë qytetarët.
“Dje ka rënë web faqja e Trustit, kjo tregon dy gjëra, e para, nevoja që ndjejnë qytetarët për t’i tërhequr parat e tyre nga Trusti dhe e dyta edhe Trusti edhe Qeveria e Kosovës nuk e kanë informuar mirë qytetarin se e drejta e tyre për të aplikuar për terheqjen e 10% nga Trusti zgjatë katër muaj, pas hyrjes në fuqi të Ligjit, pra nuk është e thënë se veç kush aplikon në ditën ose javën e parë mund t’i tërheq mjetet. Sot hasa biseda të kësaj natyre që tregonin konfuzion të njerëzve. P.s – Ky postim bëhet për të ruajtur faqen e Trustit, që të aplikoj i pari”, shkroi ai në Facebook.