image GAP thotë se prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë nuk po i mbulon kërkesat e konsumatorëve

Kosovë

GAP thotë se prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë nuk po i mbulon kërkesat e konsumatorëve

news image

Instituti për Studime të Avancuara GAP ka njoftuar se prodhimi i energjisë elektrike në vend nuk po mund t’i mbulojë kërkesat nga konsumatorët.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook, GAP thotë se për këtë po aplikohen reduktime.

“Javëve të fundit konsumi mesatar ditor i energjisë elektrike në Kosovë në orë është rreth 560 MWh, ndërsa prodhimi rreth 530 MWh. Kërkesa për energji elektrike në Kosovë është më e lartë nga mesdita deri në mbrëmje, dhe për shkak se TC Kosova B2 është në riparim të planifikuar nga java e dytë e muajit gusht, Kosova nuk po arrin të përmbushë kërkesat e brendshme të energjisë elektrike në këtë periudhë të ditës. Meqë edhe çmimet e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare po shënojnë çmimet rekord dhe Shqipëria (KESH) nuk po arrin ta furnizojë Kosovën nga deponimet e saj atje përgjatë tërë periudhës së nevojitur, kjo po ndikon që në Kosovë të aplikohen reduktime”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/