image Paga mesatare, kjo është komuna me pagën më të lartë në Kosovë

Kosovë

Paga mesatare, kjo është komuna me pagën më të lartë në Kosovë

news image

Instituti GAP, bazuar në të dhënat e ATK, ka prezantuar pagat mesatare bruto nëpër komunat e Kosovës. Sipas llogarive të tyre paga më e lartë mesatare është në komunën e Prishtinës 677 euro ndërsa më e ulëta është në Partesh 233 euro.

Në tabelën e mëposhtme “Paga mestarë bruto në sektorin privat në Kosovë në qershor 2023, sipas qyteteve”, mund të shihni të dhënat për pagën mesatare në secilën komunë.

GAP thotë se këto përllogaritje janë bërë pa i përfshirë pagat e organizatave buxhetore, ambasadave, kompanive publike të kufizuara ndërmarrjeve nën menaxhim të AKP, ndërmarrjeve publike, zyrave ndërlidhëse, agjencioneve të huaja qeveritare dhe zyrave t përfaqësive.

/GazetaSinjali/