image Kaq pritet të arrijnë temperaturat në javën e parë të pranverës

Kosovë

Kaq pritet të arrijnë temperaturat në javën e parë të pranverës

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e parë e pranverës do të ketë mot të njëjtë sikurse këtë javë, temperaturat do të jenë nën vlerat e mesatares, por nga dita e enjte do të ketë rritje të maksimaleve.

“Sa i përket reshjeve nuk parashihet të kemi deri në vikend, por vetëm rreze dielli dhe vranësira të fokusuara kryesisht rrëzë maleve. Në mëngjes, sidomos në gjysmën e parë të javës parashihen ngrica dhe pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes, me theks të veçantë në vise të larta ku rrugët vazhdojnë të mbeten të lagështa”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet -7 deri 2 gradë celsius.

Ndërsa, temperaturat maksimale të ditës pritet të lëvizin ndërmjet 8-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, por në intervale të shkurta edhe nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s.

/GazetaSinjali/