Fluksi i madh i automjeteve që ia mësynë Kosovës gjatë ditëve të fundit shkaktoi kolona e pritje të gjata në pika kufitare, shkruan Gazeta Sinjali.
Mirëpo, mëngjesin e sotëm, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, gjendja në kufi është e qetë.
E vetmja pikë kufitare ku po presin bashkatdhetarët është në Merdare. Për të dalë nga Kosova përmes këtij vendkalimi, ata po presin deri në 100-120 minuta.
Për informata më të hollësishme mund të klikoni në këtë link./GazetaSinjali/