Tetë personat më të pasur rusë kanë humbur mbi 38 miliardë dollarë në vitin 2022, për shkak të sanksioneve që i ka vënë Perëndimi Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.
REL ka publikuar një infografikë, ku tregohet sa para ka humbur secili.
Vladimir Potanin ka humbur 5 miliardë dollarë, Leonid Mikhelson ka humbur gati 10 miliardë dollarë.
Humbje të mëdha kanë pasur edhe Alexey Mordashov dhe Vladimir Lisin. Humbjet e tyre janë mbi 6 miliardë dollarë.
Sipas kësaj infografike, Roman Abrahamovich, ka humbur gati 4 miliardë dollarë.