image Kaq ka pasuri deputetja e VV-së që mori mbi 800 euro nga shteti për karburante, ani pse s'ka veturë

Financa

Kaq ka pasuri deputetja e VV-së që mori mbi 800 euro nga shteti për karburante, ani pse s’ka veturë

news image

Opsionin e Facebook-ut për vendbanimin, deputetes së LVV-së nga Prizreni, Yllza Hotit, i ra ta ndërrojë disa herë mbrëmë, pasi u publikua lista me emrat e deputetëve që kanë shpenzuar më së shumti para nga kuleta e shtetit për mbulimin e shpenzimeve të karburantit. Deputetja Hoti vendosi të manipulonte me ndjekësit e saj, duke fshirë nga profili i saj vendbanimin, për ta rikthyer sërish pas reagimit të qytetarëve.

Deputetja e partisë që udhëheqë me vendin ka harxhuar 810 euro për derivate, që të marrë pjesë në seancat e Kuvendit dhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare gjatë muajve nëntor – dhjetor, edhe pse nuk ka deklaruar që ka veturë.

Sa është pasuria e saj?

Në Agjencinë kundër Korrupsionit, deputetja Hoti ka deklaruar se ka një shtëpi dhe një banesë në emër të prindit, që kapin vlerën e 158 mijë eurove.

Në deklarimin e saj thuhet se ajo ka 11 ari tokë, në emër të saj, me vlerë 41 mijë euro.

Deputetja nga Prizreni në institucione bankare ka deklaruar se ka mbi 10 mijë euro para të gatshme. Ndërsa detyrime financiare ka prindi i saj, për ndërtimin e shtëpisë, raporton Sinjali.

Si të hyra vjetore, Hoti ka deklaruar 25 mijë e 699 e 45 cent, nga Kuvendi i Kosovës dhe universiteti “RIT Kosova AUK”.

Yllza Hoti po ashtu ka deklaruar mbi 500 euro bursë nga ‘Amerikan Councils’ në Washington.

Ndryshe, pas publikimit të listës me deputetët që shpenzuan më shumë para për derivate, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar se deputetët e kësaj partie do të tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit.

/GazetaSinjali/