image Kaq gjoba u shqiptuan ndaj qytetarëve që nuk i respektuan masat antiCOVID

Siguri

Kaq gjoba u shqiptuan ndaj qytetarëve që nuk i respektuan masat antiCOVID

news image

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë për Gazetën Sinjali se nga ora 07:00 deri në 19:00 janë shqiptuar 618 gjoba për mosrespektim të masave të Qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Ai tutje ka shtuar se janë dhënë edhe 73 vërejtje ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

“Më datë 11.09.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 618 gjoba sipas Ligjit të ri antiCOVID dhe janë dhënë 73 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve. Nga ora 20:00 ka vazhduar aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e Ligjit dhe zbatimin e vendimit të Qeverisë”, thuhet në përgjigjen e Qalajt. /GazetaSinjali/