Një zjarr i madh ka kapluar hapësirën në pjesën anësore të rrugës në Zahaq të Pejës.
Një sinjalizues ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se flaka ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme në afërsi të rrugës kryesore, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesi ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se ka telefonuar Policinë e Kosovës, por që të njëjtit nuk i janë përgjigjur thirrjes për ndihmë, duke thënë se Policia nuk është për zjarre dhe i kanë udhëzuar t’i telefonojnë zjarrfikësit.
Sipas tij, si pasojë e zjarrit është krijuar vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë.