image Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Viti, familja mbetet pa kulm mbi kokë

Siguri

Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Viti, familja mbetet pa kulm mbi kokë

news image

Në mëngjesin e sotëm zjarri ka kapluar një shtëpi në fshatin Sllatinë e Epërme të Komunës së Vitisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe shefi i Njësisë së Zjarrfikësve në Viti, Hetem Jakupi, i cili bëri të ditur se zjarri është lokalizuar dhe se dëmet janë vetëm materiale.

Jakupi ka njoftuar se pasi zjarri kaploi shtëpinë, anëtarët e kësaj familjeje kanë mbetur tashmë pa kulm mbi kokë.

“Është djegur një shtëpi e banueshme, me t’u njoftuar ekipet tona të zjarrfikësve me tri automjete kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ka qenë një zjarr i madh i cili kishte përfshirë gjithë shtëpinë, ne kemi lokalizuar atë duke mos lejuar përhapjen më të madhe, përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar, pasi tre anëtarët, dy burra dhe një grua nuk ishin në shtëpi në ato momente kur ka ndodhur incidenti”, tha Jakupi për Sinjalin./Gazeta Sinjali/