image Kapet ushtari ukrainas që dyshohet se vrau pesë persona - FOTO

Botë

Kapet ushtari ukrainas që dyshohet se vrau pesë persona – FOTO

news image

Policia ukrainase ka njoftuar se ka arrestuar ushtarin e Gardës Kombëtare, Artem Ryabchuk, i cili qëlloi rojet e sigurisë në një fabrikë ushtarake për arsye të panjohura, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur pesë të tjerë.

Të shtënat ndodhën sot në mëngjes në Dnipro, në fabrikën e raketave “Pivdenmash”, gjatë dorëzimit të armëve te rojat.

Policia njoftoi se katër ushtarë dhe një grua civile janë në mesin e viktimave, raporton The Guardian.

/GazetaSinjali/