image Kapet rob në Ukrainë oficeri më i lartë rus që prej Luftës së Dytë Botërore

Botë

Kapet rob në Ukrainë oficeri më i lartë rus që prej Luftës së Dytë Botërore

news image

Ukraina raportohet se ka kapur një gjeneral rus, i cili mendohet të jetë oficeri më i lartë në radhët e ushtrisë ruse që kapet rob që prej Luftës së Dytë Botërore.

Një video e shfaqur në disa media ukrainase tregon një grup ushtarakësh rusë të kapur nga forcat vendase gjatë kundërofensivë surprizë pranë qytetit të Kharkivit, mes të cilëve është dhe një person i veshur me uniformën e një oficeri të shkallës së mesme.

Por pas shfaqjes së videos, shumë pretendojnë se ushtaraku është Andrei Sychevoi, i cili mban postin e leitnant-kolonelit dhe komandantit të Forcave Perëndimore të Rusisë.

Sipas Kyiv Post, gjenerali Sychevoi kishte veshur uniformën e një oficeri më të ulët për të fshehur identitetin e tij të vërtetë në momentin kur u kap rob nga ukrainasit.

/GazetaSinjali/