Policia e Kosovës ka arrestuar në pikëkalimin kufitarë në Vermicë një të dyshuar shqiptar për kontrabandim me migrantë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, kur njësitet e policisë kufitare kanë gjetur në automjetin e të dyshuarit tip kombi 19 shtetas të huaj të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin në këmbë nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Po dje paradite, në një rast tjetër, policia ka arrestuar të një shtetas të Shqipërisë i cili nga njësiti policor është ndaluar pasi ai ilegalisht e kishte kaluar kufirin dhe kishte hyrë në Kosovë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes në Prizren. /Gazeta Sinjali/