image Kapet në kamera personi që dyshohet të ketë vrarë deputetin britanik

Evropë

Kapet në kamera personi që dyshohet të ketë vrarë deputetin britanik

news image

Një burrë i quajtur Ali Harbi Ali duke ecur përgjatë një rruge në veri të Londrës, është kapur nga kamerat e sigurisë të cilat i ka siguruar rrjeti televiziv britanik, Sky News, disa orë para vrasjes së deputetit konservator në Mbretërinë e Bashkuar, David Amess.

Sipas mediumit, 25-vjeçari, i cili është arrestuar nën dyshimin për vrasjen Amess, shihet duke ecur përgjatë trotuarit të premten në mëngjes.

Pamjet janë filmuar nga jashtë në Highgate Road në orën 08:00 të mëngjesit.

Ali jetonte disa blloqe larg ngjarjes, mendohet se ishte duke ecur në stacionin hekurudhor Gospel Oak në atë kohë.

Policia po heton lëvizjet e tij në orët para sulmit.

Deputeti konservator u godit me thikë për vdekje të premten ndërsa ishte duke realizuar një takim elektoral në një kishë. 69-vjeçari ishte duke u takuar me votuesit kur ndodhi sulmi.

Videon mund ta shihni këtu./GazetaSinjali/