image Kapet në Gjilan me një kamion me kafshë, dyshohet se i kontrabandoi nga Maqedonia e Veriut

Siguri

Kapet në Gjilan me një kamion me kafshë, dyshohet se i kontrabandoi nga Maqedonia e Veriut

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dje pasdite në Gjilan një person i cili dyshohet se ka kontrabanduar kafshë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari është kapur në fshatin Debëlldeh, Zhegër, me një kamion me kafshë, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara.

Kafshët dyshohet se i dyshuari i ka kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.

Sinjali mëson se i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës për kafshët, andaj ato i janë konfiskuar dhe janë dërguar në terminalin doganor.

I dyshuari, me vendim të prokurorit, është liruar pas intervistimit./Gazeta Sinjali/