Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur se është gjobitur me 100 euro një person i cili është zënë në flagrancë nga Inspektorati Komunal duke djegur mbeturina, shkruan Gazeta Sinjali.
“Pasi është zënë në flagrancë nga Inspektorati Komunal duke djegur mbeturina, sipas udhëzimit administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore, ndotësi i caktuar është gjobitur me 100 euro. Mjedisi është i përbashkët dhe ndaj tij duhet të kemi kujdes të veçantë”, thuhet në njoftimin e kryetarit Jashari./GazetaSinjali/