Policia e Kosovës ka arrestuar një 35-vjeçar me inicialet L.R., ndaj të cilit kishte urdhërarrest të lëshuar nga gjykata, raporton Gazeta Sinjali.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë Gazetës Sinjali se 35-vjeçar i cili u arrestuar në fshatin Korreticë e Ulët të Drenasit, ishte i dënuar me 4 vjet burgim për vjedhje të rëndë.
“Sot nga njësitet policore të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë të gjykatës. Aksioni i policisë është kryer sot në fshatin Korreticë e Ulët, ku është arrestuar L.R. 35-vjeç i cili për një kohë të gjatë i është shmangur policisë”, tha ajo.
Ahmeti bëri të ditur se i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit./Gazeta Sinjali/