Një person është arrestuar pasi që të njëjtit i është sekuestruar substancë narkotike e llojit kokainë.
Policia njofton se gjatë kontrollit janë sekuestruar 0.2 gram.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe është konfiskuar një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë. Me peshë 0.2 gram”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/