image Kapet me dy armë të gjata në Prizren, prangoset nga policia

Siguri

Kapet me dy armë të gjata në Prizren, prangoset nga policia

news image

Një person është shoqëruar në stacion policor në Prizren, sot rreth orës 15:00, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontrolle dhe posedim i paautorizuar i armës”, raporton Gazeta Sinjali.

Hetuesit e stacionit policor në Prizren në bashkëpunim me zyrtarët policorë të nënstacionit Stredska kanë kryer një bastisje në shtëpi e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata.

Një burim brenda prokurorisë i ka thënë Sinjalit se tek i dyshuari policia ka konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një pushkë M48, të cilat i mbante pa leje.

Sinjali mëson se i dyshuari është i komunitetit boshnjak dhe se rasti do të trajtohet nga Prokuroria Themelore në Prizren për të proceduar me veprimet e nevojshme ligjore./Gazeta Sinjali/