Një person është shoqëruar në stacion policor në Prizren, sot rreth orës 15:00, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontrolle dhe posedim i paautorizuar i armës”, raporton Gazeta Sinjali.
Hetuesit e stacionit policor në Prizren në bashkëpunim me zyrtarët policorë të nënstacionit Stredska kanë kryer një bastisje në shtëpi e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata.
Një burim brenda prokurorisë i ka thënë Sinjalit se tek i dyshuari policia ka konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një pushkë M48, të cilat i mbante pa leje.
Sinjali mëson se i dyshuari është i komunitetit boshnjak dhe se rasti do të trajtohet nga Prokuroria Themelore në Prizren për të proceduar me veprimet e nevojshme ligjore./Gazeta Sinjali/