image 30-vjeçari kapet me rreth 88 mijë euro në Shqipëri

Shqipëri

30-vjeçari kapet me rreth 88 mijë euro në Shqipëri

news image

Policia e Fierit ka njoftuar sot goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të pastrimit të parave.

Policia ka proceduar penalisht shtetasin G. R., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” në pronësi të tij, u gjetën 87,950 euro, të dyshuara të përfituara nga aktivitete të kundërligjshme.

Sipas policisë, 30-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të parave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e eurove dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 

/GazetaSinjali/