Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar nëntë qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Një rast tjetër i ngjashëm ka ndodhur edhe në Gjakovë. Atje policia arrestoi një person të dyshuar, pasi që gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshimitë narkotike e llojit marihuanë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/