Policia Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për dy raste të vrasjes në tentativë në Prishtinë, ku njëri rast ka ndodhur më 9 shkurt të këtij viti, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, ku kishte mbetur i plagosur një person.
Siç njofton Policia, personi i arrestuar është B. S. nga Istogu, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në këto vepra penale.
Operacioni policor është realizuar mbrëmë në një banesë në Fushë Kosovë, ku janë gjetur dhe sekuestruar:
Një Pistoletë CZ me 9 fishekë, bimë narkotike 40 gram si dhe një shufër metalike.
I dyshuari po kërkohej nga Policia në Pejë, pasi Gjykata kishte lëshuar urdhër arrest ndaj tij. Po ashtu për personin e dyshuar, nga Gjykata Themelore në Pejë ishte lëshuar urdhër arrest, si dhe personi i dyshuar është në kërkim nga DRP Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se është recidivist i disa veprave penale.
Me urdhër të Prokurorit të Shteti i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /GazetaSinjali/