Policia ka arrestuar një person në Drenas si të dyshuar për vjedhje të rëndë në këtë komunë, mëson Gazeta Sinjali nga burimet.
I dyshuari 18 vjeçar L. M, është kapur dje rreth orës 07:00, nga njësia e hetimeve e stacionit policor të komunës së Drenasit pas informacioneve paraprake rreth veprimtarisë së tij të paligjshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai dyshohet se është i përfshirë në rastin e vjedhjeve të rënda që kanë ndodhur disa ditë më herët në fabrikën “Feronikeli”, ku ishin vjedhur kabllo të rrymës dhe bateri në vlerë prej mbi 1,600 eurosh.
Me urdhër të prokurorit i arrestuari është dnaluar për 48 orë. /Gazeta Sinjali/