image Kapet duke transportuar ilegalisht produkte të mishit në Gjilan, por AVUK ia liron mallin

Siguri

Kapet duke transportuar ilegalisht produkte të mishit në Gjilan, por AVUK ia liron mallin

news image

Një person është ndaluar dje në mesditë nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Transport ilegal i produkteve të mishit” në fshatin Dobëraq të Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë të ditur se në automjetin me të cilin po udhëtonte i dyshuari, policia ka gjetur produkte të mishit, të cilat ai ishte duke i transportuar në mënyrë ilegale, pa ndonjë dokument përcjellës.

Mirëpo, ky mall i është kthyer mbrapsht pronarit, pas verifikimit nga ana e zyrtarëve të Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit.

Sipas tyre, mishi ishte me afat, por vetëm nuk kishte regjistrim të rregullt të mallit.

Në lidhje me rastin Sinjali mëson se është konsultuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/