Mbrëmë pak para mesnatës, njësitet e Policisë së Kosovës kanë ndaluar një 34-vjeçar (emër i njohur për redaksinë) në pikën kufitare në Vërmicë.
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se pas verifikimit të të dyshuarit, ka rezultuar se i njëjti është në kërkim policor.
Zyrtarët policorë e kanë njoftuar policin hetues në lidhje me rastin dhe me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në ndalim prej 48 orësh.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari është nga fshati Zllakuqan i komunës së Klinës.