Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për “Posedim, Furnizim, Transportim i substancës Narkotike psiko-tropikë dhe analoge”, në Ponoshec të Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.
Arrestimi i tyre u bë pasi që në veturën me të cilin po udhëtonin mbrëmë rreth orës 21:35, policia gjeti disa qese plastike të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Me këtë rast, policia njofton se janë konfiskuar nëntë paketime, të ndara në qese të vogla, me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila dyshohet se është ndarë për konsum, një pako rizlla (mbështjellëse), si dhe automjeti i ndaluar.
Të arrestuarit janë:
F.B., i lindur në vitin 1996,
E.L., i lindur në vitin 1996,
L.K., i lindur në vitin 1996 dhe
E.M., i lindur në vitin 1996.
Me urdhër te Prokurorit të rastit janë kontrolluar/bastisur edhe vendbanimet e të dyshuarve, si dhe me urdhër të tij katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për “Posedim, Furnizim, Transportim i substancës Narkotike psiko-tropikë dhe analoge”./Gazeta Sinjali/