Policia e Kosovës ka kapur gjysmë kilogram marihuanë mbrëmë në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Nikçi njoftoi se një person është ndaluar lidhur me këtë rast dhe ndaj të njëjtit prokurorja do të bëjë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.
Përveç arrestimit të një të dyshuari, Sinjali mëson se janë kryer edhe bastisje në disa lokacione.