Jo rrallëherë ka pasur raste kur Policia apo Dogana kanë kapur e konfiskuar artikuj të ndryshëm, me afat të skaduar që janë gjetur në vetura, lokale apo në markete në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Për një rast të tillë, që u zbulua gjatë ditës së djeshme, dy persona kanë përfunduar në Polici. Sinjali mëson se në veturën e tyre u gjeten artikuj ushqimorë, që pas verifikimit rezultuan se iu kishte skaduar afati.
Artikujt u gjetën në bagazhin e veturës së dyshimtë, që më pas u konfiskuan dhe bashkë me veturën u dërguan ne Dogane, për hetime te mëtejme.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rastu “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”.
Ndryshe, sipas Kodit Penal, kushdo që prodhon me qëllim të shitjes, shet, ofron për shitje apo në ndonjë mënyrë tjetër vë në qarkullim artikuj ushqimorë, pije apo produkte të tjera për të cilat kryesi e di se janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tremuaj deri në katër vjet.