Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia patrulluese e policisë kufitare të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zheger, gjatë realizimit të detyrave, sot ka kapur 2 mijë kg mjaltë e cila ishte planifikuar për kontrabandë.
“Në pjesën malore të fshatit Debellde, është hasur automjeti furgon ngjyrë e bardhë, në të cilin kishte dy mijë kg. mjaltë. Dyshohet se drejtuesi i automjetit kishte shfrytëzuar rrugët malore, ilegale për të kontrabanduar mjaltin nga Republika e Maqedonisë Veriore për në Republikën e Kosovës. Drejtuesi i automjetit duke shfrytëzuar terrenin malor, ka arrit të ik, kurse automjeti dhe ngarkesa janë konfiskuar“, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti është duke u trajtuar si ‘kontrabandë me mallra’ nga hetuesit policorë.
Rasti do të trajtohet në bashkëpunim me organet e drejtësisë, kurse automjeti dhe ngarkesa do të dorëzohen në Doganën e Kosovës.