image Kapen 100 kilogramë peshk i kontrabanduar në veri

Siguri

Kapen 100 kilogramë peshk i kontrabanduar në veri

news image

Një shtetas i Kosovës me inicialet B.B., është ndaluar nga Policia e Kosovës, sot rreth orës 03:20, në fshatin Sarpel të Leposaviqit, pasi që në automjetin që po drejtonte, policia gjeti mall të kontrabanduar, raporton Gazeta Sinjali.

Ai dyshohet se nga Serbia është futur ilegalisht në territorin e Kosovës me një automjet të ngarkuar me 100 kilogramë peshk.

“Policia e Kosovës, gjegjësisht patrulla policore e Stacionit Policor Kufitar Leposaviq, më 04.08.2021 rreth orës 03:20, në fshatin Sarpel KK Leposaviq, ka ndaluar një automjet me drejtues B.B. shtetas kosovar. I dyshuari është hasur duke hyrë nga territori i Serbisë për në Republikën e Kosovës përmes rrugëve alternative.”

“Në automjet janë gjendur 100 kg peshk i kontrabanduar, për rastin është kontaktuar prokurori kompetent i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kalim i pa autorizuar i vijës kufitare & kontrabanda me mall’”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Automjeti dhe malli i kontrabanduar i janë dorëzuar Doganës së Kosovës, ndërkaq, i dyshuari, me aktvendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/