image "Kapadaia" në Vushtrri e hap derën e veturës dhe e hedh në tokë pistoletën, para syve të policëve

Siguri

“Kapadaia” në Vushtrri e hap derën e veturës dhe e hedh në tokë pistoletën, para syve të policëve

news image

Një i dyshuar që sipas policisë mban armë pa leje në veturën e tij, ka tentuar t’i shpëtojë policisë, duke e hedhur pistoletën nga vetura, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjithçka mund të shkonte në favorin e tij, nëse zyrtarët policorë nuk do ta kishin parë me sytë e tyre këtë veprim të të dyshuarit.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 02:33 të mëngjesit në rrugën “Haxhi Zeka”, derisa njësiti policor ishte duke e ndalë veturën e të dyshuarve.

Përmes raportit 24-orësh, policia njofton se në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me dy karikatorë dhe 15 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Pas intervistimit dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/