image Vazhdon kaosi te Pallati i Drejtësisë, shkak prishja e rrugës (FOTO)

Sinjalizime

Vazhdon kaosi te Pallati i Drejtësisë, shkak prishja e rrugës (FOTO)

news image

Shumë prej rrugëve të Kosovës janë të mbingarkuara nga automjetet, sidomos ato që të shpien në qendra të qyteteve, ku këto të fundit shumica janë në gjendje të mjerueshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Mjerimi po vazhdon çdo ditë edhe në rrugën kryesore Gjilan – Prishtinë, konkretisht te Pallati i Drejtësisë.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali është ankuar për gjendjen që po krijohet në këtë rrugë.

“Rruga që frekuentohet nga e gjithë Kosova po bëhet rruga më e mundimshme për ta kaluar”, tha ai duke shtuar se kaosi më i madh krijohet në mëngjes dhe pasdite kur gjykata përfundon punën.

Nga pamjet që sinjalizuesi ka dërguar në adresë shihet se aty janë bllokuar dhjetëra vetura.

Sipas sinjalizuesit, veturat janë bllokuar nga kamionë të ndryshëm që jo rrallëherë tha që ndalen vend e pa vend shkaku i punimeve në rrugë./GazetaSinjali/