Ngolo Kante, mbrëmë ia siguroi fitoren Francës ndaj Portugalisë me golin e vetëm të shënuar në minutën e 54-të dhe ky gol ishte tepër i veçantë për të.
Kante nuk kishte shënuar për Francën për plotë 366 ditë dhe pikërisht me golin e mbrëmshëm ai e “theu akullin”, shkruan Sinjali Sportiv.
Kante po kalon formë fenomenale edhe tek Chelsea dhe është rikthyer përsëri në formacionin e Frank Lampard, duke lënë prapa problemet me lëndime që e shoqëruan në sezonën e kaluar.