image Kanosi zyrtarët policorë, arrestohet qytetari nga Mitrovica

Siguri

Kanosi zyrtarët policorë, arrestohet qytetari nga Mitrovica

news image

Një person me inicialet A.T, 36 vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Mitrovicës së Jugut, pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë sot në rrugën “Driton Veliu” në Mitrovicë, njofton Gazeta Sinjali.

Dyshohet se në kohën kur zyrtarët policorë po trajtonin një rast, i dyshuari ka shpërfillur urdhërat dhe i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë gjatë kohës kur ata kryenin detyrën zyrtare.

Pas intervistimit të 36-vjeçarit, me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit policor.

Ndërkaq, rasti ndaj tij është iniciuar vepër penale “Kanosje”./GazetaSinjali/