Policia në Ferizaj ka pranuar një informacion së në rrugën “Zenel Hajdini” është një rast i kanosjes më datën 10 janar. Mirëpo dje ka arritur ta kapë të dyshuarin (D.A), 32-vjeçar.
Sipas Policisë, ai kishte tentuar të arratiset, mirëpo jo shumë larg nga shtëpia, ishte arrestuar.
Ai e kishte kanosur një grua me inicialet A.A. të moshës 31-vjeçare, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur edhe një armë zjarri (pistoletë) e cila është konfiskuar.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas
intervistimit nga ana e hetuesve, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë
Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për
procedura të mëtejme hetimore.