image Kane te Bayerni në 2023? Kahn jep përgjigjen

Futboll

Kane te Bayerni në 2023? Kahn jep përgjigjen

news image

Bayerni njoftoi zyrtarisht dje për largimin e Robert Lewandowskit.

Sulmuesi polak u largua pas 8 vitesh në bavari, duke nënshkruar një kontratë katër-vjeçare me Barcelonën.

Pas largimit të polakut, Bayerni do të kërkojë të gjejë një zëvendësues, megjithatë Crisiano Ronaldo thuhet se nuk do të jetë njëri prej tyre.

Drejtori i Bayern, Oliver Kahn është pyetur për sulmuesin e Tottenham, Harry Kane, në gjasat e klubit gjerman për ta transferuar anglezin në vitin 2023.

Gjermani ka theksuar se ai ndodhet nën kontratë me klubin anglez dhe mbetet të shihet në të ardhmen se çfarë do të ndodhë.

“Ai është nën kontratë me Tottenham. Sigurisht, një top-sulmues absolut, por kjo është e gjitha një ëndërr e së ardhmes. Pra, të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka theksuar Kahn.

Sipas Fabrizio Romanos, bordi i Tottenham e konsideron anglezin të paprekshëm.

/GazetaSinjaliSport/