image Kandidatja Jeta Statovci, siguron mbështetje nga kompania amerikane për kujdesin paliativ në Kosovë

Politikë

Kandidatja Jeta Statovci, siguron mbështetje nga kompania amerikane për kujdesin paliativ në Kosovë

news image

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ishte pjesë e një diskutimi online me kompaninë globale amerikane “Flatiron Health”, me rastin e ditës botërore të kancerit.

Statovci ka thënë se ky ishte një takim përmbajtjesor.

“Sot në Ditën Botërore të Kancerit kishim një takim shumë përmbajtësor me përfaqësues të kompanisë̈ globale Amerikane “Flatiron Health”, kompani kjo që kombinon mjekësinë̈ dhe teknologjinë̈ në trajtimin dhe parandalimin e kancerit”, ka thënë Statovci.

Ajo ka shtuar se gjatë këtij takimi u diskutua rreth rëndësisë thelbësore të fillimit të krijimit të sistemi të kujdesit paliativ, që në thelb është kosto-efektiv dhe me vlerë shumë të madhe.

“Po ashtu na është ofruar përkrahje e vazhdueshme në organizimin e trajnimeve për mjekët dhe infermierët tanë në ofrimin e shërbimeve të kujdesit paliativ nga kjo kompani. Kjo do të jetë një mundësi për trajtim sa më profesional të pacientëve që kanë nevojë për kujdes paliativ, kualifikim të kuadrove shëndetësore si dhe vende të reja pune për profesionistët shëndetësor”, u shpreh Statovci.

Statovci kandidon për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ajo mban numrin 48 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje./Gazeta Sinjali/