Kandidati për president i Barcelonës, Emili Rousaud thotë se Lionel Messi do të duhet të shkurtojë pagën për të qëndruar në klub.
Messi është në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij, gjë që ka ngjallur dyshime mbi të ardhmen e tij në klub, por Rousaud zotohet se do të bëjë gjithçka që mundet për të mbajtur 33-vjeçarin në klub nëse zgjidhet president, transmeton Sinjali Sportiv.
Rousaud është në garë me Joan Laporta dhe Victor Font për të siguruar presidencën, ku vendimi do të shpallet më 24 janar dhe mbajtja e Messit në Barcelonë është kryesore në planet e tyre.
“Unë do ta shikoj në sy dhe do t’i them Paga juaj është e paqëndrueshme, klubi nuk mund t’ju paguajë. Por ne do të fillojmë një projekt për t’ju rrethuar me talent të ri“, deklaroi Rousaud.