image Kandidati i PDK-së uron Shpejtim Bulliqin për fitoren në Podujevë, ka një kërkesë për të

Politikë

Kandidati i PDK-së uron Shpejtim Bulliqin për fitoren në Podujevë, ka një kërkesë për të

news image

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Podujevës, Naim Fetahu, pas certifikimit të rezultateve të votave në këtë qytet nga KQZ, ku ai doli i treti, e ka uruar Shpejtim Bulliqin për fitoren në zgjedhjet lokale, shkruan Gazeta Sinjali.

Fetahu përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë personat që e ndihmuan atë në këtë kohë, gjersa shprehet mirënjohës për ta gjithmonë.

Ai po ashtu ka uruar kryetarin e ri Bulliqin, por ka edhe një kërkesë për të.

E uroj z. Shpejtim Bulliqi dhe i dëshiroj punë të mbarë. Kërkoj që ti marrë urgjentisht parasysh kërkesat dhe hallet e qytetareve te Podujevës, sepse ata e meritojnë një jetë më të mirë”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Podujevës,

E filluam fushatën në muajin Mars dhe e përfunduam këtë të Diel. Përgjatë kësaj kohe, edhe pse në situatë të rënduar nga pandemia COVID-19, unë isha në kontakt të vazhdueshëm me ju, në takime dhe bashkëbisedime të shumta.

U jam shumë mirënjohës dhe shpreh falënderimet më të përzemërta për ju që më dhatë rastin të shpalosë ofertën time për Podujevën, ofertë e cila besoj që ishte zgjidhja e një krize të kahmotshme e cila e ka kapluar qytetin tonë, por që ajo nuk e mori mbështetjen e nevojshme.

E uroj z. Shpejtim Bulliqi dhe i dëshiroj punë të mbarë. Kërkoj që ti marrë urgjentisht parasysh kërkesat dhe hallet e qytetareve te Podujevës, sepse ata e meritojnë një jetë më të mirë.

Unë nuk do të ndalem por do të mbes i përkushtuar për punë në të mirë të qytetarit dhe vendit.

Duke ju falënderuar përzemërsisht secilin nga ju që më ndihmuat në ketë kohë të vështirë për vendin, ju them se u jam mirënjohës përgjithmonë.

/Gazeta Sinjali/