Kandidati për kryetar të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka reaguar ndaj vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve në komunat veriore.
Zeqiri në një postim në Facebook ka shprehur zemërimin e tij ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, duke pretenduar se ata kanë vendosur t’i dorëzohen bandave kriminale që veprojnë sot në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se kjo zgjedhje ka dobësuar seriozisht ligjshmërinë dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës si dhe besueshmërinë e shtetit.