image Kandidati i LVV-së për Lipjan ia uron Ahmetit fitoren

Kandidati i LVV-së për Lipjan ia uron Ahmetit fitoren

news image

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Lipjanit, Adnan Rrustemi, ia ka uruar fitoren kryetarit aktual dhe kandidatit nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Imri Ahmetit.

Rrustemi tha se ka përfunduar numërimi i votave, derisa ka shtuar se LVV-ja është dyfishuar krahasuar me zgjedhjet e fundit lokale në këtë komunë.

“Numërimi i votave përfundoi. Unë i uroj fitoren z. Ahmeti. Ne në raport me zgjedhjet lokale jemi më shumë se dyfishim. Asambleistët e zgjedhur të Lëvizjes do të jenë këtu për t’u siguruar që nuk dëmtohet interesi publik”, shkroi Rrustemi.

Ai i ka falënderuar qytetarët e Lipjanit që e mbështetën.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i ka procesuar numërimin e votave në webfaqen zyrtare, thuhet se nga mbi 80% të votave të numëruara, Ahmeti i LDK-së ka marrë 57,04% të tyre, ndërsa Rrustemi i LVV-së 23,22%.

Pas Rrustemit, radhitet Hyzer Rizani i LDK-së me 18,27% dhe Bashkim Budakova i AAK-së me 1,47%. /GazetaSinjali/