image Kancelari gjerman nesër në Prishtinë, Policia njofton për bllokimin e rrugëve

Kosovë

Kancelari gjerman nesër në Prishtinë, Policia njofton për bllokimin e rrugëve

news image

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Shcolz, së bashku me një delagacion shoqërues, nesër do të vizitojë Kosovën, ku do të qëndrojë për vizitë zyrtare.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj vizite, do të kujdeset maksimalisht për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike, gjatë kohës sa lëvizë eskorta, shkruan Gazeta Sinjali.

Në mënyrë që të mundësohet qarkullim i lirë për eskortën, Policia e Kosovës ka vendosur të ndërprejë disa segmente rrugore.

Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative, në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik“, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/