Kancelarit gjerman, Olaf Schols kundër i ka dal ish-ambasadori gjerman në OKB dhe ish-Këshilltari i Angela Merkel, Christoph Heusgen.
Heusgen ka kërkuar që të ndalet importi i gazit dhe naftës nga Rusia dhe kjo e thirrje e tij vjen një ditë pasi kancelari aktual gjerman Olaf Scholz tha se Evropa nuk mund të sigurojë furnizimet e saj me energji pa importe nga Rusia.
“Putin është duke i bombarduar civilët pa mëshirë. Kjo është arsyeja që unë kam propozuar embargo ndaj naftës dhe gazit rus. Njerëzit këtu janë duke treguar solidaritet të madh me ukrainasit. Jam i sigurt se do ta mbështesin këtë edhe nëse bëhet pak më ftohtë në dhomat tona të ditës”, ka thënë ai.
Heusgen ka qenë këshilltar i lartë diplomatik i Angela Merkel, e cila gjatë kohës së saj si kancelare shpesh Rusinë e ka konsideruar si furnizues të besueshëm me gaz.
Gjermania bashkë me Italinë janë konsumuesit më të mëdhenj të gazit rus në BE.
#Putin is bombing civilians without mercy. That's why I proposed an embargo on #Russia's oil and gas at @ARD EUROPAMAGAZIN.
— Christoph Heusgen (@MSCheusgen) March 8, 2022
The people here have been showing great solidarity with the Ukrainians. I'm sure they would support it even if it gets a little colder in our living rooms. pic.twitter.com/MZCm2AYydA