Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, ka thirrur zgjedhjet e përgjithshme më 21 tetor.
Sipas raportimeve të BBC-së, sondazhet që janë bërë deri më tani kanë treguar se do të zhvillohet një garë e vështirë për kryeministrin aktual, Trudeaun, i cili është duke kërkuar një mandat të dytë.
Fushata do të përqendrohet në ekonomi dhe çështjen e klimës, transmeton Sinjali.
Kanadezët u drejtohen qendrave të votimit çdo katër vjet dhe 21 tetori, është data kur do të zhvillohet zgjedhjet e ardhshme.
Fushata do të zgjasë pak më shumë se pesë javë./Sinjali/