image Kanadaja dërgon armë e municion në Ukrainë

Botë

Kanadaja dërgon armë e municion në Ukrainë

news image

Kanadaja do të dërgojë armë në Ukrainë, ndërsa do t’i japë vendit 347 milionë euro në formën e huasë, sipas një njoftimi të kryeministrit të vendit, Justin Trudeau.

“Qëllimi është të parandalojmë Rusinë që të vazhdojë ofensivën e saj kundër Ukrainës,” tha kryeministri kanadez, në një konferencë për shtyp.

Deri në fund të janarit, Kanadaja i kishte dhënë 120 milionë dollarë Ukrainës për të mbështetur ekonominë e vendit.

Kjo është hera e parë që Kanadaja ka njoftuar se do të dërgojë pajisje dhe municione ushtarake në Ukrainë.

/GazetaSinjali/